Në fotografinë e veçantë krah fëmijëve, Gold AG uron Kurban Bajramin
Ditën e sotme (e mërkurë) besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin.
Në këtë festë një urim nuk ka munguar as nga artisti i njohur shqiptar, Gold AG.
Arian Agushi (emri i vërtetë) ndau një fotografi të veçantë në rrjete sociale krahas fëmijëve.
“Urime Kurban Bajrami”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij postimi.
I njëjti është baba i tre fëmijëve: djemve Gueril dhe Front si dhe vajzës Emblema.
Gold AG prej vitesh është ndër artistët më të komentuar në estradën shqiptare, duke qenë mjaft aktiv si në muzikë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta personale dhe familjare.
Postimi i tij me rastin e Kurban Bajramit mori reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët iu bashkuan urimeve për festën dhe komplimentuan fotografinë familjare të artistit me fëmijët. /Telegrafi/


