Please enter at least 3 characters.

Në familjen që humbi pesë djem (Video)

2016/01/f.0612234831831_m.gif

Shtëpia ku ajo i rriti fëmijët, shpëtoi pa u djegur. Por, muret e saj kanë vite që janë shndërruar në mure morti për prindërit e pesë viktimave. Kalimi i viteve mbase lehtëson dhimbjen e dy prindërve. Për ta bashkimi duket i afërt, çka dhe lehtëson dhimbjen e tyre. Ata kujtojnë edhe fjalët e fundit.

Dita e Çlirimit për familjen Dvorani nga fshati Terstenik i komunës së Drenasit kujtohet si ditë e madhe. Ditë kujtimi dhe dhimbje, por edhe ditë gëzimi dhe rigjallërimi. Fatmirësisht 3 fëmijë të tjerë, dy vajza dhe një djalë i kishin shpëtuar luftës. Në gjirin e shtëpisë së re tashmë ka rilindur Hysniu .

“Prindërit patën dëshirë të ripërtërinin emrin. Tani jam në punë, jemi të kënaqur, ka edhe më mirë, por jemi të kënaqur”, thotë për “Top Channel” Hajriz Dvorani, vëllai i pesë viktimave të luftës.

Gjatë luftës mbi 14 mijë qytetarë të Kosovës u vranë dhe u masakruan nga forcat paramilitare serbe. Mbi 900 mijë u shpërngulen me dhunë nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që afro 1 mijë e 800 persona ende rezultojnë të zhdukur. /Telegrafi/