Please enter at least 3 characters.

Në Bullgari zbulohet varësja e arit, 6600 vite e vjetër (Foto)

2016/01/n-euml-bullgari-zbulohet-var-euml-sja-e-arit-e-vjet-euml-r-m-euml-se-6600-vjet-e-vjet-euml-r-foto_hd.jpg

Në punishten arkeologjike Solnitsata, apo “Gropën e Kripës”, është gjetur një varëse që është më e vjetër se 6600 vite.

Arkeologët besojnë se kjo varëse ari, që është gjetur në një vend ku kanë filluar për herë të parë punimet nga metali, mund të jetë më e vjetra në botë, transmeton Telegrafi.

Në këtë pjesë janë gjetur shumë gjëra të vlefshme, meqë aty dikur jetonin prijës të pasur.

Zyrtarë nga instituti Nacional i Arkeologjisë në Sofje, kanë thënë se kjo varëse është prej arit 24-karatësh.

Kjo stoli që peshon dy gramë, mund të jetë bartur nga femra apo meshkuj që kanë qenë në pozitë të lartë të shoqërisë. /Telegrafi/