Please enter at least 3 characters.

Në Bukuresht e nisim historinë

2016/01/n-euml-bukuresht-e-nisim-historin-euml_hd.jpg

 Kosova gjendet në Grupin C, në të cilën bënë pjesë edhe Italia. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alfred Llazari, para ndeshjes ka thënë se është privilegj të luash me Kosovën, në garat ndërkombëtare. “Është privilegj ta përfaqësojmë Kosovën në ndeshje historike, pasi është e para për ne në nivel të përfaqësueseve. Gjatë përgatitjeve ne kemi tentuar që ta përgatisim sa më mirë përfaqësuesen”, u shpreh fillimisht Llazari, shkruan gazeta Arena. 

Ndër të tjera ai thotë se ka zgjedhur ekipin më të mirë të mundshëm për këto dy ndeshje. “Mendojë se kemi zgjedhur ekipin më të mirë të mundshëm për ndeshjet kualifikuese. Kjo ndeshje jo vetëm për hendbollistët, por edhe për ne është emocionuese, pasi këtë ditë e kemi pritu gjatë. Qëllimi jonë është që ta prezantojmë sa më mirë Kosovën, të tregojmë nivelin tonë të lartë të kulturës. Rumania është favorite, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund të ndeshjes", përfundoi Llazari. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot në Bukuresht, ndërsa ajo kthyese me 1 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.


Kabashi dhe Mjeku shpresojnë

Nga ana tjetër kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Ylber Mjeku, thotë se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.
“Jemi përgatitur në të gjitha aspektet si në atë taktik ashtu edhe në atë teknik. Do të mundohemi që me mbrojtjen tonë të fortë ta mbyllim sulmin e tyre të mirë dhe me sulmin tonë të mirë ta thyejmë mbrojtjen e tyre të fortë. Shpresojë ta përfaqësojmë Kosovën sa më denjësisht”, theksoi Mjeku. Për këtë takim ka folur edhe hendbollisti Enis Kabashi, duke thënë se atmosfera në ekip është jashtëzakonisht e mirë para ndeshjes duke shpresuar se do të arrijnë që të tregojnë ndeshje të mirë në këtë takim. “Në ekip është një atmosferë jashtëzakonisht e mirë dhe kjo është e rëndësishme para ndeshje. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe shpresojmë se do të arrijmë që të tregojmë ndeshje të mirë”, përfundoi Kabashi.

Serbët pranojnë realitetin

Reprezentacioni kosovar, në konkurrencën e meshkujve, paraqitjet në arenën ndërkombëtare do t’i fillojë nga eliminatoret për kualifikime në Kampionatin Evropian, “Euro 2018”. Ekipi i Alfred Llazarit gjendet në Grupin C kualifikues, bashkë me Italinë e Rumaninë. Kjo e fundit do të jetë sfida e parë e kosovarëve, e cila do të luhet të mërkurën në Bukuresht. Kurse, edhe portali serb B92 ka raportuar për debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare, derisa më në fund e kanë pranuar realitetin se Kosova tashmë është shteti i pavarur.