Në 27-vjetorin e çlirimit të Fushë Kosovës inaugurohet “Parku i Lirisë”
Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Fushë Kosovës, Gjimnazit “Hivzi Sylejmani” i është shtuar një hapësirë e re, e quajtur “Parku i Lirisë”.
Kompania Al Trade njoftoi se, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet lokale dhe udhëheqësinë e shkollës, ka realizuar një investim simbolik në një pjesë të oborrit të gjimnazit, duke e shndërruar atë në një hapësirë që simbolizon ditën e çlirimit të qytetit.
Sipas kompanisë, “Parku i Lirisë” është një kontribut për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja dhe një dëshmi e përkushtimit ndaj komunitetit.
Nga Al Trade u theksua se ky nuk do të jetë projekti i fundit, pasi kompania do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit, sportit, rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi përmes projekteve të ndryshme në të ardhmen.


