Ndryshime të mëdha te Real Madridi, ylli i skuadrës i informon se do të të largohet në verë
Mbrojtësi Dani Carvajal nuk do të vazhdojë me Real Madridin pas përfundimit të sezonit 2025/26.
Veterani spanjoll ka qenë i padiskutueshëm në suksesin e “Los Blancos” për më shumë se një dekadë, por më nuk është në planet e klubit madrilen.
Sipas asaj që raporton gazeta e madhe spanjolle “Marca”, Carvajal ka informuar Real Madridin se ka vendosur të largohet nga “Santiago Bernabeu” për një sfidë të re.
Aktualisht, lojtari po shërohet nga një tjetër lëndim që pësoi së fundmi dhe si pasojë do të jetë jashtë fushës edhe për tri ndeshjet e radhës në La Liga.
Ai brenda 13 viteve si pjesë e klubit më të mirë në histori ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, pra gjashtë herë Ligën e Kampionëve, katër La Liga, katër Superkupa të Spanjës, pesë Superkupa të Evropës, pesë Kupa të Botës për klube si dhe dy Kupa të Mbretit.
Kësisoj, Trent Alexander-Arnold tani do të jetë lojtari kryesor për pozitën e krahut të djathtë, ndërsa mbetet të shihet se kë do ta marrë si alternativë gjiganti madrilen gjatë verës./Telegrafi/


