Please enter at least 3 characters.

Ndoshta sekreti ishte në shishen e Coca Colas - Granit Xhaka e bën të kundërtën që e bëri Ronaldo para disa ditësh

2021/06/granit-xhaka-1.jpg

Granit Xhaka ishte padyshim lojtari i mbrëmjes për Zvicrën, pasi tregoi edhe pse është edhe lider i skuadrës.

Helvetikët fituan me anë të penalltive ndaj Francës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Por, derisa ishin duke u zhvilluar vazhdimet, Xhaka mori vëmendjen e kamerave, pasi po konsumonte Coca Cola.

Kujtojmë se para disa ditësh, Cristiano Ronaldo e kishte larguar pijen nga tavolina, duke bërë thirrje që të konsumohej më shumë ujë.

Mirëpo, për lojtarin shqiptar kjo gjë nuk është pengesë për të, madje ai shihet duke e shijuar mjaftë shumë atë.

Kujtojmë që Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ndeshjes mbrëmë, duke fituar edhe çmimin e dhuruar nga UEFA. /Telegrafi/