Ndeshje vendimtare për Pejën
04/03/2015
Verdh e zinjtë do të udhëtojnë drejt Tivarit ku do të përballen me Mornarin, në një ndeshje që pritet të jetë e paqartë deri në fund të saj, transmeton Telegrafi.
Pejanët synojnë fitore, pasi nëse do ta arrinin një gjë të tillë do të kualifikoheshin direkt në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, ndërsa në rast së humbjes ata do të përfundonin në pozitën e tretë në Grupin C, dhe do të detyrohen të luajnë në çerekfinale.
Ndeshja ndërmjet Mornarit dhe Pejës zhvillohet sot, 18:30 në kuadër të xhiros së fundit të fazës së dytë të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/


