Please enter at least 3 characters.

Ndeshje me plot emocione në ditën finale për kualifikuesen e Evropës A për në PGL Antwerp Major CS:GO

2022/04/vitalityteam.jpg

Nesër (e mërkurë) do të zhvillohen ndeshjet vendimtare në kuadër të PGL EUROPE RMR A, turneu kualifikues për në PGL Antwerp Major 2022.

Ekipe si Vitality, MOUZ, OG, Outsiders dhe më shumë janë nën ethe pasi që do të luajnë ndeshjet e tyre vendimtare, ku vetëm ekipet fituese do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.

(Foto: PGL)

Ekipi i Vitality me ish-lojtarin më të mirë të botës ‘ZywoO” do të kërkojë fitore kundër ekipit MOUZ, të cilët kanë pasur shumë ndryshime në formacionin e tyre kohëve të fundit.

Ndërsa ekipi OG do të takohet me ekipin më të mirë nga Turqia, Eternal Fire, gjithashtu Outsiders do të përballen me ekipin portugez SAW, si favorit të kësaj ndeshje.

Këto janë oraret e ndeshjeve për ekipet me rekord 2-2 që do të zhvillohen nesër (e mërkurë):09:00 Vitality – MOUZ09:00 OG – Eternal Fire12:45 SAW – Eternal Fire

/Telegrafi/