Please enter at least 3 characters.

Ndeshje e lehtë për Malishevën, por nxehtë në Gjakovë e Viti

2021/04/172041319_593325901609918_7347900605490277664_n.jpg

Java e 24-të në Ligën e Parë vazhdon edhe sot me tri ndeshje interesante tejet interesante, në kuadër të Grupit A dhe B.

Në Grupin A do të zhvillohen dy takime, e më interesante pritet të jetë përballja në mes Vëllaznimit dhe Drenasit, pasi të dy skuadrat ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës.

Vëllaznimi ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 26 pikë, derisa Drenasi është një pozitë më poshtë me katër pikë më pak.

Kurse dueli tjetër është ndërmjet Malishevës dhe Vushtrrisë, skuadra e Arsim Thaqit kërkon fitoren për të mbajtur në presion Dukagjinin e cila ndodhet në vendin e parë, ndërsa vushtrriasit kanë pak gjasa sa i përket triumfit, pasi që ndodhen në vendin e fundit të këtij grupi.

Ndërkohë në grupin B do të zhvillohet vetëm një takim, ku do të zhvillohet derbi rajonal mes Vitisë dhe Ferizajit.

Të dyja skuadrat kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme në javët e fundit dhe synojnë këndelljen pikërisht në ndeshjen e sotme kur do të përballen mes vete.

Liga e Parë e Kosovës:Grupi A

Vëllaznimi - Drenasi
Malisheva - Vushtrria

Grupi B

Vitia - Ferizaj /Telegrafi/