Please enter at least 3 characters.

Ndeshja Lazio-Inter mund të shtyhet

2018/10/Skriniar-Immobile-1.jpg
281:"MILAN, MILANO - DECEMBER 30: Ciro Immobile of SS Lazio compete for the ball with Milan Skiniar of FC Internazionale during the serie A match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on December 30, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images )
12:"Getty Images

Ndeshja e Serie A në mes të Lazios dhe Interit është në rrezik serioz të shtyhet për shkak të motit të keq.

Lazio dhe Interi ishte parapa të luajnë mes vete të hënën mbrëma nga ora 20:30 në stadiumin Olimpico.

Por, gjatë ditëve të fundit ka pasur stuhi në të gjithë Italinë dhe kryeqyteti është prekur më shumë se vendet e tjera.

Skriniar dhe Immobile në duel nga ndeshja e fundit mes Interit dhe Lazios (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e sotme (e diel) Genoa-Udinese thuhet se do të luhet këtë pasdite, pavarësisht nga paralajmërimet e mëdha të motit në qytetin gjenovez.

Problemet më të mëdha janë në Romë, ku gjatë javës së kaluar ka pasur stuhi breshëri, shi të madh dhe përmbytje.

Një alarm i motit të rëndë në kryeqytet është parashikuar gjithë të hënën duke shkuar deri në mëngjesin e së martës, duke përfshirë breshër, rrufe, erëra të forta dhe reshje të rënda.

Megjithatë, sipas disa faqeve meteorologjike thuhet që moti mund të përmirësohen të hënën dhe ndeshja të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

Mbi 50 mijë tifozë pritet të marrin pjesë në ndeshjen në Stadio Olimpico dhe mbi të gjitha ka një shqetësim të sigurisë publike pasi ka kaq shumë njerëz që udhëtojnë në këto kushte. /Telegrafi/