Please enter at least 3 characters.

Ndërtesa e lartë qeveritare e Kuvajtit goditet nga dronët iranian

Flakët përfshiu një ndërtesë qeveritare të Kuvajtit në orët e para të së dielës, pas një sulmi me dron iranian.

Pamjet tregojnë një zjarr të madh që përfshiu ndërtesën shumëkatëshe, përpara se shërbimet e emergjencës ta vinin zjarrin nën kontroll, transmeton Telegrafi.

Institucioni Publik për Sigurimet Shoqërore, i cili drejton faqen e qeverisë, tha më parë në mediat sociale se ambientet e tij kryesore ishin shënjestruar "duke rezultuar në dëme materiale në ndërtesë".

Ndryshe pas sulmeve amerikano-izraelite mbi pozicionet iraniane, pothuajse i tërë rajoni në Lindjen e Mesme ka ngritur alarmin e sigurisë nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme nga Irani.

Në anën tjetër edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar sulmet ajrore mbi Teheran, ku ushtria izraelite njoftoi se ka goditur rafineritë e naftës. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com