Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë në plazhin e Velipojës i moshuari nga Kosova

2017/07/velipoja.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Velipojës, ku një pushues nga Kosova ka ndërruar jetë.

Shkak i vdekjes së të moshuarit ka qenë një atak kardiak, teksa ky i fundit ndodhej në det.

Report TV mëson se fjala është për 86 vjeçarin Agush Kastrati, me origjinë nga Peja e Kosovës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.