Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata

2016/01/a-i-shiti-ruzhdi-lata-varrezat-p-euml-r-t-euml-p-euml-rfituar-projektin-e-gjimnazit_hd.jpg

Para pak minutash ka ndërruar jetë kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

Lata vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, ndërkohë që ky ishte mandati i dytë si kryetar komune nga radhët e BDI-së.

Lata kishte lindur më 06.05.1953, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet ne fakultetin Filologjik-dega Gjuhë orientale në Universitetin e Prishtinës. Shkallën e tretë të studimeve e kreu në Universitetin e Prishtinës dhe morri titullin Magjistër i shkencave të filologjisë.