Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Begracë dhe Kaçanik të Vjetër
19/08/2026
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët se më 19 gusht do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Begracë dhe Kaçanik i Vjetër.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të jetë pasojë e punimeve që do të zhvillohen në gypin kryesor të ujësjellësit, në afërsi të pompave në Kaçanik të Vjetër.
Mungesa e ujit pritet të fillojë në orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e punimeve.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e konsumatorëve gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/


