Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet ndeshja, një tifoz i Bastias përleshet me portierin e Lyonit (Video)

2017/04/capture-20170416-191131.jpg

Ndeshja mes Bastias dhe Lyonit filloi me disa minuta vonesë pasi tifozët e klubit vendas u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e Lyonit.

Por, incidenti ka vazhduar edhe në pushim të pjesës së parë.

Një tifoz i Bastias është futur në fushë dhe pas një dialogu me portierin Anthony Lopes ka filluar përleshjen.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-0 dhe ende nuk dihet nëse takimi do të shtyhet. /Telegrafi/