Please enter at least 3 characters.

Ndërprerje të energjisë elektrike në stacione të KRU Gjakovës lënë disa fshatra pa ujë

KRU "Gjakova" ka njoftuar qytetarët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në interval kohor nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Sipas njoftimit, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në stacionet e pompave: Damjan, Dolë – Lipovec, Kusarë ,Ramamat – Muhader.

Ndërsa, për shkak të kësaj ndërprerjeje mund të ketë reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e mbuluara nga këto stacione.

KRU "Gjakova" falenderonë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, për informacione shtesë do të njoftoheni përmes kanalit zyrtar. /Telegrafi/