Ndaloi një sulm të mundshëm në një kishë me veturën e tij F-150, burri në Michigan mori një të re si shpërblim
Një burrë në Michigan ka shpëtuar dhjetëra jetë, duke ndalur një sulm të mundshëm në një kishë të mbushur me besimtarë.
Richard Pryor po shkonte me vonesë në shërbesën e së dielës në Crosspointe Community Church, kur pa një burrë të armatosur duke iu afruar ndërtesës.
Ai reagoi menjëherë, duke përplasur agresorin me kamionin e tij dhe duke i pamundësuar hyrjen në kishë.
Sulmuesi, Brian Anthony Browning, qëlloi mbi makinën e Pryor, por më pas u neutralizua nga një anëtar i sigurisë së kishës.
Si shenjë mirënjohjeje, një koncesionar lokal i dhuroi burrit një Ford F-150 të ri.
Për disa javë pas ngjarjes, Pryor mbeti pa makinë, por ndihma nga komuniteti nuk vonoi.
Në një konferencë për shtyp, ai falënderoi Zotin dhe komunitetin për mbështetjen.
“Nuk isha duke menduar, thjesht veprova – ishte dora e Zotit”, ka thënë ai. /Telegrafi/


