Please enter at least 3 characters.

Ndalohet realizimi i 'selfieve' në Festivalin e Kanës

2018/03/Thierry-Fremaux-2-e1521989221261.jpg
203:"CANNES, FRANCE - MAY 26: Thierry Fremaux attends the Tribute to Christopher Doyle during the 70th annual Cannes Film Festival at on May 26, 2017 in Cannes, France. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori i Festivalit të filmit në Kanë, Thierry Fremaux, ka bërë të ditur se këtë vit është i ndaluar realizimi i 'selfieve' në tepihun e kuq.

"Bërja e 'selfieve' në tepihun e kuq është e parëndësishme dhe e ngadalëson ceremoninë, gjë që rezulton në zvogëlimin e cilësisë së përgjithshme të festivalit", ka thënë Fremaux në një intervistë për Le Film.

(Foto: Getty Images)

Edhe dy vite më parë, ai kishte thënë se fotografimi me telefona celularë ishte një praktikë qesharake që nuk duhej bërë në festivali të këtij lloji.

Ndërkaq, pritet të shihet se sa do të respektohet ky vendim kur të famshmit do të parakalojnë në tepihun e kuq.

Ndryshimi tjetër këtë vit që e ka zbatuar Fremaux, është heqja e parashikimeve të gazetarëve. Nga ky vit, kritikët, gazetarët dhe publiku do t'i shikojnë njëkohësisht filmat dhe do t'i japin opinionet e tyre në lidhje me filmat e rinj.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, Fremaux ka thënë se së shpejti do të publikohet lista e filmave që do të garojnë për Palmën e Artë. Presidente e festivalit të sivjetmë është aktorja e njohur, Cate Blanchet.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të filmit në Kanë do të mbahet nga 8 deri më 19 maj. /Telegrafi/