Please enter at least 3 characters.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar - Kërçovë

2017/01/Strazha-me-bore.jpg

Në mëngjesin e sotëm është vendosur ndalesë për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpër kalimin malor të Strazhës.

Siç informojnë nga LAMM, ndalimi është vendosur nga ora 08:30.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë nëpër kushte dimërore në disa vende.

LAMM apelon për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave të komunikacionit./Telegrafi/