Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një person nga Kumanova, ka plaçkitur disa makina

2024/01/policia-mk.jpg

Policët nga SPB Kumanovë, dje në ora 20:20 në Kumanovë, kanë privuar nga liria tridhjetë e gjashtë vjeçarin nga Kumanova G.N.

Siç kumtoi sot MPB-ja, ai dyshohet se në rrugët “Vasko Karangeleski” dhe “Kozjachka” në Kumanovë, me anë të një objekti të mprehtë, ka marrë disa sende nga automjetet e pasagjerëve.

"G.N. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.