Please enter at least 3 characters.

Ndalohet furgoni i vogël që lëvizte me dy lopë dhe katër njerëz (Foto)

2016/08/Ndalohet-furgoni-i-vogël-që-lëvizte-me-dy-lopë-dhe-katër-njerëz-foto.jpg
23:"© PEOPLE'S DAILY CHINA

Policia në Sichuan të Kinës, e ka ndaluar një furgonin të vogël në të cilin ishin futur dy lopë mjaftë të mëdha.

Në mënyrë që të mbyllej dera e pasme, është dashur të hiqej xhami, sepse pengohej nga të pasmet e mëdha të kafshëve, transmeton Telegrafi.

Pos gjedheve me përmasa të gjera dhe peshë të nadhe, në furgon udhëtonin edhe tre njerëz së bashku me shoferin.

Mësohet se ai po i dërgonte këto lopë te një fermer, që i kishte blerë disa ditë më parë.

Kjo ditë nuk kishte qenë me fat për shoferin, sepse policët kishin gjetur se makina nuk ishte regjistruar. /Telegrafi/