Ndalohen dy persona në Shkup, dyshohen për "zjarrvënie" dhe "vjedhje të rëndë"
07/03/2025
MPB Maqedoni njofton se dje 06.03.2025 në ora 14.30 në rrugën “Skupi” në zonën e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria E.H (19) dhe E.D.
"Paraprakisht u raportua se në rrugë vërehej tym i dendur, pas së cilës në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policorë të cilët i kanë hasur personat duke djegur kabllo, ndërsa i kanë vënë flakën edhe barit të thatë".
"Personat u dërguan në komisariat dhe iu sekuestruan kabllot që dyshohet se vijnë nga vepra penale “vjedhje e rëndë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngrihet akuza nga neni 288 – “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe neni 236 “vjedhja e rëndë” të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e MPB-së.


