Please enter at least 3 characters.

Ndahet nga jeta komandanti i QBO në Shqipëri, kolonel Neshet Shena

2020/08/koloneli.jpg
6:"OnLine

Është ndarë nga jeta komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, kolonel Neshet Shena.

Zyrtarë të lartë shtetërorë kanë reaguar duke kujtuar veprën e ushtarakut.

Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit shkruan se Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe!”, shkruan Meta.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi njofton se ishte sëmundja e Leukemisë akute që i mori jetën kolonel Shenës.

Lamtumirë Kolonel Shena! Lamtumirë Komandanti i QBO! Do mbetesh ushtaraku i shkëlqyer, njeriu i përsosur fjalë pak e punë shumë, profesionisti korrekt, drejtuesi model në zemrat dhe mendjet tona! Bëmë çdo përpjekje të të shpëtonim nga kthetrat e leuçemisë akute por fati nuk na ndihu! Parajsa u takon burrave si ti!”, ka shkruar  Koçi.