Please enter at least 3 characters.

NBA: Kampionët fillojnë me fitore

2016/01/f.1031100129817_m.jpg

Lojtarët e Miamit morën unaza të kampionit dhe ngritën flamurin e kampionit në stadiumin e tyre para fillimit të ndeshjes, për të shënuar titullin e dytë të NBA-së dhe të parin që nga krijimi i Treshes së Madhe me arritjen Lebron James dhe Chris Bosh, të cilët i janë bashkuar Dwyane Wade.

Ray Allen ka bërë debutimin e tij te Miami kundër ish-skuadrës së tij dhe hodhi poshtë çdo dyshim për formën e tij duke shënuar 19 pikë, derisa publiku vendas tallte Celtics duke bohorritur “Ua morën Ray!”.

James, i cili u shpall Lojtari më i Vlefshëm (MVP) sezonin e kaluar, shënoi 26 pikë, por qëndroi në karrige gjatë shumicës së pjesës së katërt për shkak të ngërçeve në këmbë.

Paul Pierce shënoi 23 pikë dhe Rajon Rondo 20 për Celtics, të cilët edhe këtë sezon pritet të jetë rivalët kryesor të Heat në Lindje. /Telegrafi/