Please enter at least 3 characters.

NBA: Curry dhe James sfidojnë njeri-tjetrin me deklarata

2016/01/nba-curry-dhe-james-sfidojn-euml-njeri-tjetrin-me-deklarata_hd.jpg

Optimizmi te skuadra e Warriors është shumë i madh dhe këtë e transmeton qartë ylli i skuadrës Curry, i cili është i bindur se në përfundim të finaleve do të jetë ai që do të vendosë në gisht unazën e kampionit dhe jo Lebron James.

“Unë kam shumë besim te aftësitë e mia dhe do të bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën time të fitojë. Në këto tre vjet ne kemi ndërtuar një ekip shumë të mirë dhe e meritojmë të jemi në këtë pikë ku ndodhemi sot. Të gjithë lojtarët duhet të jenë optimistë se ne do t’ia dalim sepse për të shpallur kampion duhet të kesh 100% besim në aftësitë e tua”, ka thnë Curry.

Ndërkohë James, i cili do të jetë pjesë e finales së madhe për herë të 5-të në këto 5 vitet e fundit, është më i rezervuar në deklarata.

“Unë po përgatitem për gjithçka. Duhet të shfaq nivelin tim më të mirë dhe skuadra të më mbështesë për të synuar suksesin përballë një rivali shumë të fortë si Golden State”.

“Në sezon e rregullt ne jemi përballur me disa skuadra të Perëndimit që janë shumë të forta dhe që luajnë një basketboll të ngjashëm me ta siç janë San Antonio dhe Clippers. Nëse luajmë me përkushtim dhe japim maksimumin unë mendoj se do të jemi ne kampionët”, ka thënë James.

Seria e finaleve mes Golden State dhe Cleveland do të nisë të enjten me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Oakland. /Supersport/