Please enter at least 3 characters.

Natalie Portman si Zonja e Parë Jackie Kennedy (Foto/Video)

2017/01/NataliePortman.jpg

Aktorja hollivudiane, Natalie Portman, luan rolin e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Jackie Kennedy, në filmin e titulluar “Jackie”.

Jackie Kennedy u bë e njohur për stilin dhe e elegancën e saj, si edhe për atë që ndodhi në Dallas në vitin 1963.

Megjithatë, filmi me skenar të Noah Oppenheim hulumton jetën e saj si gruaja e ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy, si dhe vuajtjen e saj pas vrasjes së burrit.

Burime pranë aktores kanë thënë se Portman e ka pëlqyer shumë skenarin e këtij filmi dhe menjëherë ka pranuar të luajë.

Për këtë film kanë qenë i interesuar filmbërësi Darren Aronofsky (me të cilin Portman e fitoi çmimin Oscar me filmin “Black Swan”), si edhe legjenda Steven Spielberg. /Telegrafi/