Naser Rafuna është shëndosh e mirë
15/12/2016
Aktori i njohur i humorit, Naser Rafuna, i ka hedhur poshtë, siç ka thënë, njoftimet në portale të ndryshme për kinse vdekjen e tij.
Komiku që luan rolin e Xhek Setrës në serilain “Çka ka shpija”, ka reaguar përmes një postimin në rrjetet sociale për të treguar se është shëndosh e mirë dhe për të thënë se lajmet e tilla i kanë shqetësuar familjarët e tij.
“Naser Rafuna si rrezja. A për propaganda të portaleve që kinse kam ‘vdekur’ e ‘tërrta mërrta’, përpos që mi kanë shqetësuar familjen dhe të afërmit, pasi jetojmë ku jetojmë, sepse të tillët do të kishin qenë në burg, po faleminderit Zotit, mirë jam. Naseri ju do shumë”, shkruan në një postim në Facebook. /Telegrafi/


