Napoli synon dy yje të Ligës Premier
Napoli po vijon të kërkojë përforcime në repartin ofensiv dhe sipas raportimeve, Nicolas Jackson dhe Gabriel Jesus janë aktualisht dy objektivat kryesorë të klubit italian.
Dy sulmuesit paraqesin situata të ndryshme në afatin kalimtar.
Jackson duket se ka një avantazh të lehtë për Napolin, pasi Chelsea është i hapur për një huazim me opsion blerjeje.
Kjo formulë shihet me interes të madh nga klubi italian, pasi do t’i mundësonte të përforconte menjëherë sulmin, duke e shtyrë vendimin për një transferim përfundimtar.
Ndërkohë, situata e Gabriel Jesus është ndryshe, Arsenali kërkon shitjen e përhershme të sulmuesit brazilian dhe vlera e tij në afatin kalimtar llogaritet rreth 20-25 milionë euro. Jesus ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2027.
Plani i Napolit mund të ndryshojë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa një faktor i rëndësishëm pritet të jetë edhe e ardhmja e Noa Lang.
Nëse holandezi largohet përfundimisht nga klubi, Napoli do të ketë më shumë hapësirë për të ndërmarrë lëvizje të tjera në afatin kalimtar.
Kësisoj, Jackson dhe Gabriel Jesus mbeten në radarët e kampionëve italianë, me Napolin që po shqyrton alternativën më të përshtatshme për të forcuar sulmin para mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/


