Please enter at least 3 characters.

Napoli shkruan historinë, eliminonin Frankfurtin dhe kualifikohet për herë të parë në çerekfinale të LK

2023/03/viktor-e1678914553502.jpg
315:"NAPLES, ITALY - MARCH 15: Victor Osimhen of SSC Napoli celebrates after scoring the team's first goal during the UEFA Champions League round of 16 leg two match between SSC Napoli and Eintracht Frankfurt at Stadio Diego Armando Maradona on March 15, 2023 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Sezoni i bukur i Napolit është kompletuar me kualifikimin e parë në histori të klubit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Partenopei fitoi me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë si mysafir i Eintracht Frankfurtit dhe pas fitores edhe në sfidën kthyese (3-0) në ‘Stadio Diego Armando Maradona’, ka vazhduar tutje në garën elitare evropiane të futbollit me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.

Vendasit dominuan me raste në gjysmën e parë përmes Matteo Politano, Victor Osimhen e Khvicha Kvaratskhelia, por nuk pati gola deri në minutat shtesë të fraksionit të parë.

(Foto: Getty)

Politano pranoi një top në krahun e djathtë dhe harkoi në zonë, ku e priste i lirë Osimhen që kërceu dhe realizoi me kokë (45’+2).

Pak minuta brenda pjesës së dytë, Victor Osimhen e dyfishoi epërsinë (53’) kur në portë të zbrazët e nxori Giovanni Di Lorenzo.

(Foto: Getty Images)

Nikoqirët nuk u ndalën me kaq. Ata shënuan edhe një gol tjetër përmes Piotr Zielinski, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (64’).

Ky është kualifikimi i parë i Napolit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në historinë e klubit  e ka fituar vetëm një trofe evropian, atë të Kupës UEFA në sezonin 1988/1989, kur legjenda Diego Armando Maradona ishte pjesë e Partenopei. /Telegrafi/

https://twitter.com/GoalsZack/status/1636113568339820545

https://twitter.com/drexstan_/status/1636109206645530624