Please enter at least 3 characters.

Napoli rivalizon Interin për De Paul

2019/03/De-Paul-Udine.jpg
244:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 10: Rodrigo Javier De Paul of Udinese misses a penalty during the Serie A match between Torino FC and Udinese at Stadio Olimpico di Torino on February 10, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli është i etur për të luftuar me Interin për nënshkrimin e yllit të Udineses, Rodrigo De Paul, i cili vlerësohet rreth 35 milionë euro.

24-vjeçari argjentinas ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje te Interi, por Corriere dello Sport dhe Tuttosport sugjerojnë se Napoli po bënë gati ofertën e tyre.

Udinese po kërkon 35 milionë euro, pasi lojtari ka kontribuar me shtatë gola dhe katër asistime në 26 paraqitjet e Serie A këtë sezon.

Shfaqjet e tij gjithashtu i dhanë atij tri paraqitje për Argjentinën, ku mund të luajë në krahun e majtë, pas sulmuesit apo edhe në mesfushë.

De Paul shënoi gol këtë sezon ndaj Interit (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas dy mediumeve italiane, Interi i është afruar lojtarit dhe agjentit të tij, ndërsa Napoli po përpiqet të përqendrohet në raportet e tyre të forta me Udinesen.

Nerazzurët gjithashtu do të përpiqen të ofrojnë një lojtar në shkëmbimin e pjesshëm, ndërsa Napoli mund të paguajë shumën e plotë të parave. /Telegrafi/