Please enter at least 3 characters.

Napoli rimerr pozitën e parë, Hysaj triumfon ndaj Strakoshës (Video)

2018/02/Elseid-Hysaj-1.jpg
260:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 10: Player of SSC Napoli Elseid Hysaj vies with SS Lazio player Senad Lulic during the serie A match between SSC Napoli and SS Lazio at Stadio San Paolo on February 10, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Lazios në Serie A.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për napolitanët.

Ishte klubi nga kryeqyteti italian që kaloi i pari në epërsi me anë të Stefan de Vrij në minutën e tretë.

(Getty Images)

Lorenzo Insigne (17', 23') kishte dy shanse të mira për gol, por për golin e barazimit u dashtë të pritej deri në minutën e 43-të, autor i të cilit ishte Jose Callejon.

Vendasit kaluan në epërsi pas autogolit nga Walace në minutën e 54, ndërsa pas dy minutash shënoi Piotr Zielinski, polaku devijoi gjuajtjen e Mario Ruit.

I fundit në takim shënoi Dries Mertens pas asistimit nga Zielinski.

Napoli është rikthyer në pozitën e parë me 63 pikë (një më shumë se Juventusi), ndërsa Lazio në vendin e tretë me 46 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Napolit është ndaj SPAL-it, kurse Lazio kundër Hellas Veronës. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ek68c

https://www.dailymotion.com/video/x6ek5bb