Please enter at least 3 characters.

Napoli fitoi trofeun e gjashtë në Coppa Italia, këta janë fituesin në gjithë historinë e garës

2020/06/Napoli-2.jpg
245:"ROME, ITALY - JUNE 17: SSC Napoli's players celebrating the winning of the Coppa Italia before the Coppa Italia Final match between Juventus and SSC Napoli at Olimpico Stadium on June 17, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli fitoi trofeun e tyre të gjashtë Coppa Italia, duke barazuar Fiorentinën në vendin e pestë në grafikët e të gjitha kohërave, në finalen e parë të gjuajtjes së penalltive që nga viti 2009.

Ndeshja përfundoi 0-0 pas 90 minutave kundër Juventusit dhe pas ndryshimin të formatit, dy skuadrat shkuan direkt në penallti, pasi koha shtesë është eliminuar.

Coppa Italia nuk ishte vendosur nga penalltitë që nga viti 2009, kur Lazio arriti të mposht rivalët e Sampdorias në atë kohë.

Ky është suksesi i gjashtë për Napolin, i cili kap Fiorentinën në vendin e pestë, duke lënë pas Milanin dhe Torinon me nga pesë trofe.

Juventusi mbetet ekipi më i suksesshëm në historinë e turneut me 13 trofe të fituar, megjithëse tani ata kanë humbur edhe gjashtë finale.

Napoli mposhti Juventusin në finalen e vitit 2020 (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Roma ka nëntë tituj të Coppa Italia, e ndjekur nga Interi dhe Lazio me nga shtatë secili.

Fituesit e Coppa Italia Juventus - 13 trofe Roma - 9 trofeInter - 7 trofeLazio – 7 trofe Fiorentina – 6 trofe Napoli - 6 trofe AC Milan – 5 trofe Torino - 5 trofe Sampdoria – 4 trofe Parma – 3 trofe Bologna – 2 trofe Atalanta – 1 trofe Genoa - 1 trofe Venezia – 1 trofe Vado – 1 trofeVicenza – 1 trofe /Telegrafi/