Nainggolan flet për Romën: Dhashë gjithçka për atë skuadër, do të doja ta mbylli karrierën në Olimpico
Radja Nainggolan është rikthyer te Cagliari, skuadër që e bëri të famshëm mesfushorin belg.
Pas një aventure jo të mirë te Interi, Nainggolan u huazua te Cagliari për një edicion nga Neroazzurët.
Mesfushori belg është rikthyer të flas për të kaluarën e tij te Roma, ku qëndroi për katër vite.
“Vështirë ta shoh Romën pa Tottin e De Rossin. Për të luajtur te Roma duhet të jesh futbollist me personalitet të lartë. Aty është gjithçka mirë, por kur gjërat nuk ecin si duhet bëhet e vështirë”, tha Nainggolan duke iu referuar presionit të tifozëve Giallorosë.
31-vjeçari pa menduar dy herë thotë se do ta përfundonte karrierën te Roma, pasi ishte i lumtur në Olimpico.
“Nëse më pyesni a do ta përfundoja karrierën te Roma, padyshim që po. Isha i lumtur atje, kisha gjithçka çfarë doja dhe dhashë shpirtin për atë skuadër”.
“Ishte një zhgënjim i madh për mua largimi nga Roma, por në jetë ndonjëherë rrugët bashkohen përsëri”, tha Nainggolan.
Ish-reprezentuesi i Belgjikës do të rikthehet të luaj në Olimpico të dielën, ku me Cagliarin e tij do të jenë mysafir të Romës. /Telegrafi/


