Please enter at least 3 characters.

Nainggolan: Do t’i tregoj Interit që e kishte gabim

2019/08/GettyImages-1146383836-1.jpg
236:"MILAN, ITALY - MAY 26: Radja Nainggolan of FC Internazionale applaudes during the Serie A match between FC Internazionale and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Radja Nainggolan e pranon se ka zgjedhur Cagliarin për shkak të disa përparësive, por ai shpreson dhe beson që do t’ia dëshmojë Interit që janë gabuar pasi e kanë lejuar të largohet.

Mesfushori u largua nga Roma një vit më parë, por u largua këtë verë pasi Interin e mori Antonio Conte, duke ia treguar derën belgut.

Ai zgjodhi të kthehet te Cagliari, ku luajti në Serie A në vitet 2010-14.

Nainggolan . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

"Jam i lumtur që kthehem në shtëpi. Unë e bëra një zgjedhje, ishte pak e detyruar, por në fund të fundit, unë e mora këtë vendim dhe shpresoj të bëj mirë”.

"Unë kam përparësi të tjera, kështu që ishte e lehtë për të bërë zgjedhjen në këtë rast".

Nainggolan gjithashtu shtoi se Nerazzurrët do të bëhen pishman që e kanë lëshuar.

Nainggolan sa luante te Cagliari. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

"Tani do ta sfidoj veten time, do të përpiqem ta dëshmoj se Interi e kishte gabim që më la të larohem", ka thënë ai për Tuttomercatoweb.

Ai pritet të fillojë stërvitjen me Cagliari gjatë fundjavës. /Telegrafi/