Please enter at least 3 characters.

Nagavci: Ndërrimi i mënyrës së qeverisjes nuk u konvenon vetëm atyre që e kanë keqpërdorur atë

2019/11/Arberie-Nagavci-Foto-Ridvan-Slivova-04-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se ndërrimi i mënyrës dhe mentalitetit të qeverisjes nuk u konvenon vetëm atyre që kanë keqpërdorur e kanë përfituar nga kjo keq-qeverisje.

Në shkrimin e bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook, Nagavci ka thënë se angazhimi i sinqertë e sakrificat e Lëvizjes për të arritur marrëveshjen në mënyrë që sa më parë të fillojë punën qeveria e re është dëshmia më e mirë e gatishmërisë për fillimin e një etape të re në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, zyrtarët e LVV-së dhe ata të LDK-së janë duke shkëmbyer deklarata të ndryshme rreth mos arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. Së fundmi, LVV i ka bërë edhe një ofertë LDK-së, për bashkëqeverisje mirëpo këta të fundit kanë pohuar se oferta nuk është serioze./Telegrafi/