Please enter at least 3 characters.

Nadal: Federer mbetet kundërshtari më i vështirë për mua

2019/03/GettyImages-861570126-e1552311580215.jpg
289:"SHANGHAI, CHINA - OCTOBER 15: Roger Federer of Switzerland with Rafael Nadal of Spain pose with their trophy after the Men's singles final mach on day eight of 2017 ATP Shanghai Rolex Masters at Qizhong Stadium on October 15, 2017 in Shanghai, China. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)
12:"Getty Images

Roger Federer ka komentuar rivalitetin me Rafael Nadalin, të cilit tashmë kanë hyrë në historinë e tenisit.

Tenisti spanjoll, Nadal deri më tani ka fituar 17 Grand Slame gjersa tre më shumë tituj i ka zvicerani 37-vjeçar.

Dyshja deri më tani janë takuar 38 herë mes tyre, ku 32-vjeçari ka 23 fitore më tepër kundrejt 15 sosh që i ka Federer.

Roger Federer dhe Rafael Nadal (Foto by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

"Pa dyshim që Federer është kundërshtari im më i madh dhe kjo nuk do të ndryshojë", tha fillimisht Nadal.

"Ndeshjet me të janë gjithmonë shumë të vështira për mua, gjithmonë e ndryshon lojën, ka një dorë të fortë të majtë. Një gjuajtje e tij është e natyrshme. Nga dita e parë ishte e vështirë", tha ai.

lexo po astu

Ai më tutje pohoi se edhe bashkëkombasi i zviceranit, Stan Wawrinka, ka cilësi të mira të tenisit dhe është lojtar i papërshtatshëm.

Ndryshe, Nadal në klasifikimin e fundit të renditjes tabelore të ATP-së zë pozitën e dytë gjersa Federer është në vendin e katërt. /Telegrafi/