Please enter at least 3 characters.

Myrta paralajmëron Besën

2016/01/myrta-paralajm-euml-ron-bes-euml-n_hd.jpg

Në takimin e parë, gjakovarët i kishin turpëruar pejanët, duke i mposhtur me rezultat të thellë 5:0 dhe është e kuptueshme se pejanët kërkojnë hakmarrje. Por, futbollisti i Vëllaznimit, Ylber Myrta, nuk beson se skuadra e tij do të dorëzohet në Pejë.

“Jemi duke u përgatitur mjaft mirë edhe përkundër motit që po na e vështirëson punët, pasi që po bie shumë shi. Synojmë që stinorin ta përfundojmë në mënyrën më të mirë me një rezultat pozitiv. Sigurisht, Besa do të kërkojë me çdo kusht që të na e kthej hakun, por besoj që atë entuziazëm të tyre, do ta shfrytëzojmë dhe nuk do të kthehemi duarthatë nga Peja”, u shpreh Myrta për SportPlus. /Telegrafi/