Mustafi tregon lojtarin që e bindi për t’u transferuar te Arsenali
301:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JULY 13: Shkodran Mustafi (L) and Christoph Kramer of Germany celebrate in the tunnel after the 2014 FIFA World Cup Brazil Final match between Germany and Argentina at Maracana on July 13, 2014 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Shaun Botterill - FIFA/FIFA via Getty Images)
21:"FIFA via Getty Images
29/08/2016
Shkodran Mustafi ka folur edhe një herë para zyrtarizimit te Arsenali.
Mbrojtësi shqiptar ka zbuluar se ai është bindur pas një bisede telefonike nga Mesut Ozil.
"Nuk jam parë që një kohë me Per sepse ai është larguar nga përfaqësuesja, por kam folur me Mesut", ka thënë Mustafi për Sky Sports.
"Ai me tregoi çdo gjë që doja të dija. Çdo gjë ishte pozitive, kështu u binda shpejt. Nuk më mori shumë kohë. Gjithmonë e kam dashur Arsenalin, më pëlqen se si luajnë, nuk është lojë tipike angleze”.
"Stili i lojë së tyre ngjason me atë spanjoll dhe atë të përfaqësueses së Gjermanisë, kështu nuk ishte vështirë për të më bindur”, ka shtuar Mustafi për fund. /Telegrafi/


