Please enter at least 3 characters.

Mustafa sot takon Grupin Parlamentar të LDK-së, ua prezanton përbërjen e qeverisë së re

2018/04/konference-grupi-parlamentar-i-LDK-se-Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot do të mbajë takim me Grupin Parlamentar të kësaj partie, ku do t’ua paraqes kabinetin qeverisës dhe pret të marr aprovimin e tyre.

Takimi është paralajmëruar të mbahet rreth orës 11:00 në zyrat e Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Kujtojmë se javën e kaluar në mbledhjen e kryesisë, LDK vendosi që të emëroj si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.

Ky vendim i kryesisë u përkrah edhe nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. /Telegrafi/