Mustafa për pranimin në FIBA: Sportistët tanë ta lartësojnë atdheun tonë
13/03/2015
Mustafa përmes Facebookut tha se Kosova, ngadalë por sigurt po bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare.
Lexojeni të plotë:
Të dashur miq,
Dua të ndajë me Ju gëzimin për pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit.
Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Kosovës. Është mundësia që e kanë merituar gjithmonë basketbollistët e talentuar kosovarë.
Qeveria të cilën unë e drejtoj, do ta ndihmojë zhvillimin e basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Që sportistët tanë të ndjehen krenarë me vendin e tyre dhe me sukseset e tyre ta lartësojnë atdheun tonë. I.M. /Telegrafi/


