Please enter at least 3 characters.

Mustafa pas nënshkrimit të marrëveshjes: Qeveria Hoti arriti për pak javë ta ribëjë Kosovën partner të besueshëm të SHBA dhe BE

2020/07/Isa-Mustafa-konference-per-arritjen-e-marreveshjes-LVV-dhe-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-1-e1601733225402.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se sipas tij, kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Mustafa falënderoi SHBA-të dhe presidentin Trump për angazhimin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshje.

I pari i LDK-së, u shpreh se kryeministri, Avdullah Hoti dhe Qeveria e tij për pak javë arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE.

Postimi i plotë:Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe sidomos Presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.Po ashtu, përgëzoj Kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.Faleminderit, President Tramp! /Telegrafi/