Please enter at least 3 characters.

Mustafa ngushëllon familjen e Arif Demollit

2017/03/mustafa-demolli.jpg

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Demolli, pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të shquar të Kosovës, Arif Demolli.

Në telegramin e Kryeministrit Isa Mustafa thuhet:Shumë e nderuara Familje Demolli,Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit të shquar të Kosovës e mikut tim të dashur, Arif Demollit.Ndarja nga jeta e Arifit, është një humbje e madhe për familjen, për miqtë, për letërsinë shqipe dhe për shtetin e Kosovës.Arifi, me veprën e tij letrare dhe veprimtarinë intelektuale, dha kontribut shumë të madh për zhvillimin e krijimtarisë artistike e letrare, si dhe të jetës arsimore e edukative në Kosovë.Brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta përkujtojnë përherë jetën dhe veprën e Arif Demollit .Andaj, më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!