Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Krusha e Suhareka, dëshmi e gjenocidit të Serbisë

2016/03/isa-mustafa-konference-30-dhjetor-foto-ridvan-slivova-9-e1458742749628.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar 243 viktimat e Krushës së Madhe dhe anëtarët e familjes Berisha nga Suhareka, të vrarë e të masakruar nga forcat e Serbisë, 17 vjet më parë.

Në përkujtimin e kryeministrit thuhet se masakra e Krushës së Madhe në mars të vitit 1999, ku u vranë 243 shqiptarë të Kosovës, dhe ajo e Suharekës ku u vranë dhjetëra anëtarë të familjes Berisha, përbëjnë dy prej krimeve më brutale mbi popullin e Kosovës të kryera nga regjimi i Millosheviqit.

Sipas tij, këto janë dëshmi e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit shtetëror që regjmi i Serbisë kreu në Kosovë, përgjegjësi prej të cilës nuk do të mund të shpëtojnë organizatorët dhe kryesit e tyre.