Mustafa: Kjo është oferta jonë për bashkëqeverisje me LVV-në, në të kundërtën heqim dorë
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie ka dhënë ofertën e LDK-së për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, por sipas tij, nëse LVV nuk është e gatshme për këtë atëherë LDK do të shkojë në opozitë.Mustafa ka sqaruar se oferta e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), për koalicion ka të bëjë me atë që pasi të zgjidhet presidenti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia e Mustafës t’ia jap një ministri VV-së.“Atëherë ata do të kishin 6 ministri, ndërsa LDK-ja 4, ku 10 pozita në qeveri do t’iu takonin atyre, ndërsa 7 neve”, ka thënë ai, duke shtuar se institucionet duhet të formohen sa më parë. Ai ka thënë se janë të interesuar t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje dhe se LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcinoalisht me 5 ministri për LDK-në e 5 për LVV-në.Sipas tij, kryeministri dhe një zv/ministër t’i takojë LVV-së, ndërsa zv.kryeministri i parë dhe kryeparlamentari t’i takojë LDK-së.
“Nëse Vetëvendosje s’është gati për këtë marrëveshje, atëherë, unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi dhe të shkojë në opozitë”, tha ai.Por, kreu i LDK-së se partia që ai drejton do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja. /Telegrafi/


