Please enter at least 3 characters.

Mustafa kërkon debat qytetar për të krahasuar qeverisjen e LDK-së dhe VV-së në Prishtinë

2017/07/Konference-e-Isa-Mustafa-dhe-Sigmar-Gabriel-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka kërkuar debat në lidhje me atë se çfarë ka punuar partia e tij gjatë qeverisjes me kryeqytetin dhe çfarë ka punuar Lëvizja Vetëvendosje në këto katër vite. Mustafa përmes Facebook-ut ka kërkuar edhe opinionin e qytetarëve për të bërë këto krahasime. Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë."Qytetarë të nderuarKërkoj debat dhe opinionin tuaj në ditët në vijim në temën: Çfarë punoi LDK për katër vite në Prishtinë dhe çfarë punoi VV, në fusha të ndryshme.Të gjithë ne e duam një Prishtinë të ndërtuar, të zhvilluar mirë. Këtu jetojmë. Fushata dhe kritikat e ndërsjella, pa marrë parasysh kah vijnë, nuk na bën të ndihemi se i kemi zgjidhur problemet. Duhet të flasim me fakte për të mirat dhe për dobësitë.Para rreth katër viteve u zhvillua një fushatë e gjerë kundër qeverisjes së LDK-së në Prishtinë. Por përkundër kësaj LDK, në raundin e parë mori rreth 44% të përkrahjes qytetare për Kryetar të Komunës. Të gjithë të tjerët, PDK, VV, AAK, PD, AKR, dhe partitë tjera arritën 56%. Përkrahja ishte larg më e madhe për LDK-në. Pse? Çfarë punuam?Projektet e mëdha:- Filluam projektin e kongjenerimit me Termokosin për ngrohjen qendrore të Prishtinës nga avulli i TC Kosova B, projekt mbi 30 milion euro me Komisionin Evropian, KFW-në, Qeverinë dhe Komunën;- Filluam ndërtimin e Fabrikës së re të ujit në fshatin Shkabaj, për të zgjidhur për 20 vitet e ardhshme problemin e ujit të Prishtinës. Komuna me Qeverinë e Kosovë, Qeverinë Gjermane dhe Komisionin Evropian. Projekt, po ashtu, me vlerë mbi 30 milion euro.- Ndërtuam Sheshin Ibrahim Rugova dhe Sheshin Zahir Pajaziti me standardet më të larta, konkurrentë me shumë sheshe të metropoleve evropiane.Shtroj pyetjen para jush: Cilin projekt të madh për Prishtinën e filloi, ose e filloi dhe e përfundoi Vetëvendosja? Nesër do të jap fakte për fushën e arsimit" (sic.). /Telegrafi/