Please enter at least 3 characters.

Munishi: Do t’i marrim rrogat të enjten

2016/01/munishi-do-t-rsquo-i-marrim-rrogat-t-euml-enjten_hd.jpg

“Kemi biseduar me kryesinë e klubit dhe premtimet janë se të enjten do të shlyen të gjitha borxhet”, ka thënë ‘timonieri’ i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi për Arenën. Ndryshe, skuadra nga Vushtrria në tri xhirot e para ka arkëtuar katër pikë.

‘Gladiatorët’ kanë humbur në shtëpi ndaj Dritës, kanë marrë një pikë te Hajvalia dhe së fundmi e kanë demoluar Istogun në ‘Ferki Aliu’. Nesër, djemtë e Ismet Munishit i pret një ndeshje shumë e vështirë, pasi që luajnë ndaj Besës në ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës. Kjo ndeshje fillon prej orës 16:00. /Telegrafi/