Mungesa e daljes publike - udhëheqësi iranian ka plagë të rënda në fytyrë dhe këmbë
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe deformuese.
Burime të njohura me situatën thonë se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka pësuar plagë serioze në fytyrë dhe këmbë si pasojë e sulmit ajror që i mori jetën të atit në fillim të luftës.
Sipas këtyre burimeve, ai është ende duke u rikuperuar dhe ka dëmtime të dukshme, përfshirë deformime në fytyrë dhe një dëmtim serioz në një ose të dy këmbët.
Megjithatë, ai thuhet se mbetet mendërisht i qartë dhe po merr pjesë në vendimmarrje përmes komunikimeve audio dhe konsultimeve me zyrtarë të lartë, shkruan reuters.
Që nga marrja e detyrës, ai nuk është shfaqur publikisht, gjë që ka shtuar spekulimet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe mënyrën se si po qeveriset vendi në një periudhë konflikti.
Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë shumë detaje zyrtare, ndërsa disa burime perëndimore thonë se roli i tij mbetet aktiv, por i kufizuar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndryshe, Mojtaba ka marrë drejtimin e vendit pas vdekjes së të atit, Ali Khamenei, i cili u vra gjatë sulmeve ajrore izraelito-amerikane. /Telegrafi/


