Please enter at least 3 characters.

Muller dëshiron të krijojë histori me Gjermaninë

2018/06/GettyImages-974106830.jpg
258:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 14: Thomas Mueller of Germany trains with Antonio Ruediger (L) during the Germany training session ahead of the 2018 FIFA World Cup at CSKA Sports Base on June 14, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Thomas Muller thotë se ai dëshiron që të krijojë histori me Gjermaninë në këtë Kampionat Botëror.

Sulmuesi gjerman thotë se atij i pëlqen shumë presioni mbi ekipin gjerman për t'u bërë ekipi i parë që e fiton Kupën e Botës dy herë rresht që nga viti 1962.

Fituesi i vitit 2014 e fillon fushatën të dielën ndaj Meksikës në Moskë dhe është mjaft i motivuar për të bërë histori.

"Natyrisht, është situtë krejt e re për ne si kampinë aktual, por është motivim i veçantë që të mbrojmë titullin".

"Asnjë ekip gjerman nuk e ka bërë këtë më herët. Është gjë e veçantë të mbrohet titulli i Kupës së Botës. Ne mezi presim ta bëjmë këtë", u shpreh Muller.

Muller është gjashtë gola prapa Miroslav Kloses në garën për t'u bërë top golashënues i kombëtares pancere në histori të Kampionateve Botërore.

Muller e ka konkurrencën e Timo Ëerner në sulmin e Gjermanisë. /Telegrafi/