Muhaxheri: Përmbyllet shpërndarja e 65 traktorëve për fermerët
04/09/2026
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses faza e shpërndarjes së traktorëve për fermerët gjatë këtij viti.
Sipas Muhaxherit, në ciklin e fundit janë dorëzuar edhe 30 traktorët e mbetur, duke e çuar në 65 numrin total të traktorëve të shpërndarë për fermerët e Pejës.
Kryetari i Pejës ka uruar të gjithë përfituesit, duke theksuar përfundimin e këtij procesi të mbështetjes për bujqësinë dhe fermerët lokalë. /Telegrafi/


